Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


www.negotina-live.tk
 
ForumChatiGalleryLatest imagesKërkoidentifikimiRegjistrohu
Kthehu prapa
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin

 

 Historia e negotines

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker_Neg
Admin
Admin
Hacker_Neg


Male
Numri i postimeve : 166
Age : 40
Registration date : 16/12/2008

Historia e negotines Empty
MesazhTitulli: Historia e negotines   Historia e negotines I_icon_minitimeSat Jan 17, 2009 5:04 am

Fusha e Pollogut dhe njerezit e kesaj jane aq te lidhur me malin e Sharrit dhe njerezit e tij. Ketej rrotull ishin ngritur qendra te rendesishme per zonen e mbarefiset ilire e me pas arberore e shqiptare. Qe ne mijevjeçarin e pare para eres sane, ne keto ane ishin afirmuar qendrat ilire si Oeneum (Tetova), Upsana (Kerçova) me pas Draodakum (Gradeci) etj., te cilat si vatra te rendesishme ekonomike-sociale per kohen, rrezatuan dukshem edhe ne fshataret tane. Rruga e Madhe e lugines se Radikes e Drinit te Zi - dega e rendesrshme e""Via Egnatia", qe ne prahistori e deri ne mesjete sherben si nje arter i madh, ku realizoheshin takimet e para kulturore midis banoreve te pellgut te Dibres, te Kosoves dhe te Ilirise Qendrore. Ajo kalonte edhe ne territorin e Negotines. Ne shek. XII-XIV rritet e fuqizohet ekonomika feudale, verehet edhe shtimi i veprimtarise tregtare. Shkembimet perfshinin lende te para si dru, lekure, lesh etj., dhe nga nevoja per te importuar artikuj te ndryshem si stafra, pelhure, artikuj luksi etj. Dege te rendesishme te kesaj udhe te madhe ishin: Rruga e Dibres se Madhe - Gryka e Radikes - Gostivar - Tetove - Shkup e me tej. Pra Vija Egnatia" jo vetem qe kalonte afer Negotines e fshatrave ne rrethine te saj, por ndjehej duke ndikuar ne zhvillimin ekonomik e social. Periudha e lavdishme e Skenderbeut eshte e lidhur ngushte me Fushen e Pollogut e Malin e Sharrit, kesaj baze te fuqishme te shqiptareve ne lufte per mbrojtjen e trojeve nga pushtuesit osman. Banoret e fushes se Pollogut, bashke me ta edhe Negotinasit, i’u pergjigjen thirjes se Skenderbeut per te mbrojtur tokat e tyre nga sulmet e praktikuara nga ushtria osmane. Ne vitin 1453 ushtria osmane, e drejtuar nga Ibrahim Beu dhe e perbere prej 14 mije ushtare, arriti ne fushen e Pollogut, ne mes Tetoves dhe Gostivarit, pra, edhe ne zonen tone, u godit nga ushtria e Skenderbeut, e mbeshtetur fuqimisht nga popullata. Ne vitin 1462 u bene beteja te medha ne kete fushe kunder pushtuesit osman, duke dale fituese ushtria shqiptare e kesaj ane. Nje shtrirje te gjere antiosmane perfshin tere Fushen e Pollogut, perfshin edhe Negotinen, madje morri hov edhe kryengritja e Dervish Cares e viteve 1843-1844, ku moren pjese mijera luftetare, duke u kthyer ne nje kryengritje te fuqishme antiosmane. Eshte interesante se ne kete veprim luftarak morren pjese tere fshataret pa dallime fetare: musliman, ortodoks e katolik. Levizjet fillonin ne fshatra e zgjeroheshin ne qytet. Fshatrat e kesaj treve perfshiheshin ne Sanxhakun e Shkupit dhe ne Kazane e po kesaj qendre, ne Vilajetin e Kosoves. Lidhja shqiptare e Prizrenit u ndie mjaft edhe ne Fushen e Pollogut e ne viset tona konkretisht. Duke qene ne mees te Gostivarit e Tetoves, ne fakt zona ishte me rrezatimin e Tetoves, qender qe kishte 6 burra te shquar ne komanden e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Per nje kohe te shkurter pushteti i Qeverise se perkohshme u zgjerua ne trojet shqiptare ne Maqedoni, perfshire edhe Kumanoven, Tetoven, Gostivarin, Dibren etj., mbasi kishin marre pushtetin edhe ne Shkup, Mitrovice, Vushtri etj. Autoriteti i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit u shtri edhe thelle ne masat e gjera popullore. Ai ishte i pranishem ne vatrat familjare Negotine, Sanakos e ne fshatrat qe perfshijne rrethinat e saj.. Pas zbatices qe pesoi kjo Lidhje e fuqishme politike, ushtarake e administrative, fillojne protesta ne rruge e menyra te ndryshme, si mosdergimi i ushtareve dhe solidarizimi i ketij qendrimi ne mbare fshatrat e Pollogut, ne Gostivar, Tetove, Shkup. Te njohura jane qendrimet e veprimet e Shuip Kaçakut, i cili siç e ka shtojcen "Kaçak" bridhte me arme ne krah, madje edhe duke e shkrepur kunder pushtuesit. Ne vitin 1897 Shuip Kaçaku u perlesh me turqit, por fshataret nuk e lane vetem. Trimat malesore i dolen perkrah, duke luftuar me te, e ne mbrojtje te tij. Vitet 1908-1912 jane nje periudhe e gjendjes se komplikuar, e gjallerimit te forcave qe kerkojne pavaresi e liri. Ne vitin 1909 situata ashpersohet popullsia e ketyre viseve bie e ngrihet me hute ne dore nga luftrat e perditeshme kunder ushtrive turke.Mendohej qe çlirimi i trojeve te banuara nga shqiptaret qe ne thellesi te shekujve, siç ndodhi me Tetoven e rrethine, me 16 gusht 1912 e me qendrat e tjera, do te shenonte nje pjese te çlirimit te pergjithshem kombetar, por ndodhi ndryshe. Fuqite e medha i coptuan trojet shqiptare. Me pas ushtria serbe, sipas urdhereses se komandes Supreme Serbe te muajit maj 1912, realizoi idene e formimit te njesive vullnetare ne territorin e Maqedonise dhe te Kosoves. Synimi ishte qe te merreshin masa pa ndonje lufte eventuale ne terrenin e okupuar, prandaj edhe behej rregjistrimi i vullnetareve ne kater bataljone, nje prej te cileve do te vendosej ne Negotine. Ne tetor te vitit 1915 ushtria Serbe i thelloi grabitjet dhe populli u ngrit ne kryengritje, ku morren pjese qindra fshatare nga Negotina me rrethine, sepse kryengritesit shqiptare ne Pollog i komandonte Ymer Halili nga Negotina. Fshataret nuk kishin çka te dorezonin, por sulmonin ushtrine Serbe. Ne vitin 1917 varferi ndjehej kudo, sidomos pllakosi zija e bukes, semundjet epidemike kishin perfshire qindra vatra familjare, nga te cilat vdiqen shume njerez, duke u shuar familje te tera. Deri ne vitin 1918 pushteti ne "Provincen e Maqedonise" ishte i perqendruar ne duart e inspektorit kryesor "naçallniku" qe kishte qendren ne Shkup dhe qeveriste me pushtet ushtarak policor. Ndersa ne rrethina kishte vene nga tre vete ne krye te pushtetit, kryetari i te cileve ishte i ardhur nga Bullgaria. Negotina ishte qender territoriale. Komuna ishte e perqendruar ne f. Sanakos ndersa ne Kalisht, Gjurgjevisht, Gorjan, Llomnice kishte nga nje plak ne krye te pushtetit. Gjate pushtimit serb e me pas bullgar vazhdoi genocidi ndaj shqiptareve. Trupat bullgare vazhduan te ushqeheshin neper fshatrat shqiptare, duke i plotesuar rradhet e veta edhe me te mobilizuar nga rradhet e shqiptareve Vitet 1937-1944 karakterizohen nga nje varferi e uri masive. Fshataret shkonin me nje thes te vogel ne duar nga 50-100 e 150, km larg, bile edhe gjer ne Prizren ne kembe per te siguruar 20-30 kg drithe per familjet qe kercenoheshin nga vdekja prej urie. Ne te kthyer ju dilnin para njerez te regjimit, ose ua merrnin misrin ose i malltretonin, apo hiqshin te zit e ullirit nga klima e ftohte e Sharrit, se nevoja i shtynte kur sosej buka, veçanerisht ne pranvere. Edhe pas rikthimit te serbeve, jane vertetuar krime te bera ne fshatrat e Negotines me rrethine. Ne jeten politike te zones, veçanerisht ne Negotine eshte shfaqur shume here Ymer Halili i fisit Goxha, por, ne qendrimet e tyre ka pasur luhatje e kalim sa ne nje krah e ne tjetrin, duke u perpjekur per te ruajtur interesat e fshatit e mosdemtimin e tij. Fillimisht ai ishte i lidhur ngushte me politiken serbe. Nje here ai priti rreth 70 vete, serb, ne burra, gra e femije, duke i organizuar nje pushim te kendshem tek livadhet e Kokes, aty ku gjendet sot ambulanca. Kazanet e ushqimeve e gjithçka u vu ne sherbim te tyre. Megjithate, me vone, krimet serbe nuk munguan, madje edhe nga te egrat. Atehere Ymeri u bashkua me bullgaret, qe te kishte mbrojtje. Mbas largimit te bullgareve, Ymeri lufton kunder serbeve qe ndodheshin ne periferi te Gostivarit. E zene rob dhe e denojne me vdekje. Me pas e zbresin denimin me 20 vjet, duke e derguar ne Shkup. Atje heri 4 vjet burg dhe pasi lirohet emigron. Ne vitin 1927 shfaqet perseri ne jeten politike te Negotines dhe per dy vjet fiton ne votime e del kryetar komune ne Sanakos. Si u largua ushtria Serbe nga trevat shqiptare, ne tetor 1918, mbeten çeta çetnikesh per te mbajtur gjendjen e siguruar pushtetin e okupimit. Perseri kryengritje e armatosur, qe fillon ne Diber e me gjere, duke deklaruar se nuk njohim asnje pushtet te huaj. Çetniket nuk arriten te mposhtin kete kryengritje, qe rrezatoi me operacione te çetave shqiptare edhe ne rrethet e Kerçoves, Gostivarit, Tetoves, e cila perfshin teresisht Negotinen me rrethine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e negotines
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjeograija e negotines

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Historia e Negoties :: Gjeografija dhe popullsija-
Kërce tek: