Numri i postimeve : 166 Age : 40 Registration date : 16/12/2008
Titulli: Hilet e shejtanit Sun Jan 25, 2009 8:04 pm
Hilet e shejtanit
[size=12]Hilet e Shejtanit
Sipas transmetimit të Muadh Ibn Xhebel thuhet se Ibn Abasi (r.a.) ka thënë (Thuhet qe historia eshte daif po eshte me vlera per ta lexuar) "Një ditë ishim tubuar së bashku me Resulin (s.a.u.s.) në një shtëpi të një ensari dhe me plot kuptimin e fjalës u formua një xhemat. Ishim thelluar në muhabete. Në atë moment nga jashtë erdhi një zë: "O i zoti shtëpisë... . O ju që jeni brenda, a më jepni leje që dhe unë të hyjë brenda? Kam një rixha për ju, si dhe një punë për të shqyrtuar." Të gjithë të prezantuarit u kthyen dhe shikonin fytyrën e të Dërguarit (s.a.u.s.) si çdo kund dhe aty treguam respekt për të, sepse ai ishte një njeri prej të mëdhenjve... . Dhe prej tij pritej leja. Resuli (s.a.u.s.) e mori përsipër këtë situatë, pyeti: "A e dini se kush është ky që mori leje?" Shokët u përgjigjën: "All-llahu (xh.sh.) dhe i Dërguari (s.a.u.s.) i Tij e dinë më së miri." Atëhere Pejgamberi (s.a.u.s.) tha: "Ai është i mallkuari, Iblisi, Shejtani qoftë i mallkuar prej All-llahut (xh.sh.)." Në atë moment Umeri (r.a.) tha: "O idërguari i All-llahut më jep leje ta mbys!" Pejgamberi (s.a.u.s.) nuk i dha leje, por iu përgjigj: "O Umer lëre mbytjen anash. A nuk e di se atij i është dhënë një liri për një kohë të caktuar?" -dhe shtoi-: "Hape, lëre të hyjë brrenda ai ka marrë leje për këtu, prandaj dëgjojeni se çfarë do të thotë. Dëgjoni me vëmendje atë ç'ka do t'ju thotë." Atij ia hapën derën dhe ai na u bë i dukshëm. Ç'të shohim! Një plak matuf pa mjekërr, vetëm me gjashtë apo shtatë qime në mjekërr, si qimet e kalit. Sytë i shikonin lart. Kokën e kishte si një elefand i madh, ndërsa buzët i kishte sikur të bullicës dhe na përshëndeti: "Selam ty o Muhamed, selam edhe juve o xhemat musliman." Me përshëndetjen e tij Pejgamberi (s.a.u.s.) iu përgjigj kështu: "Selami është i All-llahut o i mallkuar." -dhe shtoi- "Ndjeva që ke ardhur për një punë andaj më trego se ç'farë është ajo punë?" Shejtani iu përgjigj: "Nuk kam ardhur me me vullnetin tim... Por jam i detyruar." Pejgamberi (s.a.u.s.) e pyeti: : "Ç'farë detyrimi?" Shejtani iu përgjigj: "Më erdhim një Melek nga All-llahu dhe më tha: "All-llahu po të urdhëron të shkosh tek Muhamedi, por me një pamje të mposhtur dhe pa mendjemadhësi. Do të shkosh dhe do të tregosh se si i mashtron bijtë e Ademit, dhe do t'ia numërosh mashtrimet një e nga një. Kur të pyet ai t'i përgjigjesh drejt.- Mandej All-llahu më ka thënë- Nëse në bisedë shton diçka dhe nuk tregon të vërtetën do të të bëj hí e pluhur dhe era do të të bartë para armiqve të tu dhe do të të shkatarroj". Kështu o Muhamed me vete mbaj një urdhër. Më pyet atë që dëshiron, nëse nuk të përgjigjem drejt armiqt e mi do të tallen me mua. Dhe ta kesh me dije se për mua nuk ka gjë më të rëndë se sa armiqtë e mi të tallen me mua". Dhe pastaj Pejgamberi (s.a.u.s.) e pyeti: - Pasi që në fjalë do të jesh i drejtë, atëhere më trego cili është ai njeri që më së shumti e urren? Shejtani u përgjigj: - Ti je o Muhamed. Prej të gjitha krijessave të All-llahut, ti je ai njeri që më së shumti e urrrej. Pejgamberi (s.a.u.s.) e pyeti: - Pas meje me kë je i hidhëruar dhe kë nnuk do? Shejtani u përgjigj: - Njeriun e ri e të drejtë dhe që pasuriinë e tij e harxhon në rrugë të All-llahut. Pejgamberi (s.a.u.s.) e pyeti: - Pastaj kë nuk do tjetër? Shejtani përgjigjet: - Një dijetar që është i durueshëm dhe llargohet nga punët e dyshimta. - Po pastaj? - Një të varfër e të durueshëm që askujtt nuk ia tregon gjendjen si dhe nuk ankohet për gjendjen që ka. - Po mirë si e kupton që ky i varfër ëshhtë i durueshëm? - O Muhamed ai njeri nuk i ankohet askujjt për gjëndjen që ka, kurse ai njeri që flet dhe ankohet për gjendjen e tij All-llahu tri ditë me rrallë nuk e regjistron atë njeri prej durimtarëve. Kështu pra unë e kuptoj njeriun e durueshëm, ai nuk ankohet për gjendjen që ka. - Pas kësaj cili është? - Pasaniku që lavdërohet. - Mirëpo si e kupton pasanikun që lavdërrohet? - Nëse shoh një njeri që merr prej hallaallit dhe e shpenzon në një vend të caktuar. Kështu e kuptoj që ky pasanik është prej atyre që lavdërohen. - Më trego si ndjehesh kur um-meti im nggrihet për të falur namazin? - O Muhamed, atëhere mua më kapin ethet dhe filloj të dridhem. - Përse bëhesh kështu o i mallkuar? - Sepse kur një rob bën sexhde për All-lllahun ai ngrihet në një shkallë më të lartë. - Po kur agjërojnë si ndihesh? - Atëhere unë lidhem deri sa të çelin ifftarin. - Po si ndihesh kur ata e kryejnë haxhinn? - Atëhere më lënë mend fare. - E kur lexohet Kur'ani si ndihesh? - Atëhere unë shkrihem si plumbi mbi zjaarr. - Si ndihesh kur japin lëmoshë? - Eh... , atëhere gjendja ime ndryshon kkrejtësisht, ai që jep lëmoshë me ngjan me një njeri qe ka marrë një sharrë në dorë dhe me të do të më ndajë në dy pjesë. - Përse të duket sikur ndahesh në dy pjeesë o Eba Murre? - Sepse në sadaka ka katër bukuri e ato janë: 1. Atij që jep lëmoshë All-llahu ja shton bereqetin. 2. Ai pastaj bëhet i dashur në mesin e atij populli. 3. Pastaj All-llahu bën një perde ndërmjet xhehen-nemit dhe atij që jep lëmoshë 4. All-llahu prej tij i largon belatë, mërzinë dhe shumë të këqija. - Ç'ka thua për Ebu Bekrin? - Ai edhe në kohën e injorancës nuk më kka dëgjuar, e si do më dëgjojë me pranimin e Islamit. - Ç'ka thua për Umerin, birin e Hatabit?? - Betohem me Emrin e All-llahut, se çdokkund ku e takoj, unë iki prej tij. - Ç'ka thua për Uthmanin, birin e Af-fannit? - Prej tij turpërohem dhe shumë bile, siikurse turpërohen engjujt e All-llahut prej tij. Ah sikur të shpëtoja prej dorës së tij dhe ai të mbetet vetëm dhe unë të mbetem vetëm, ai të më lëshojë mua dhe unë ta lëshoj atë. Unë atë e lë por ai nuk më lë mua. Pasi që shejtani u përgjigj në pyetjet e shtuara, Pejgamberi (s.a.u.s.) i tha: Falenderimi i takon All-llahut që i dha lumturi um-metit tim dhe ty të afatizoi në një kohë të caktuar. Kur e dëgjoi Iblisi këtë fjalë të Pejgamberi (s.a.u.s.), tha: Larg është lumturia e um-metit tënd dhe ku mund të jetë lumturia e um-metit tënd? Si mund të ndjesh freskim për um-metin tënd derisa unë jam gjallë dhe i afatizuar deri në një kohë të caktuar? Unë do të hyjë në venat e gjakut të tyre. Do të përzihem me mishin e tyre dhe ata nuk do jenë në gjendje ta dinë, e as të më shohin. Bëj be në Fuqinë e All-llahut i Cili më krijoi dhe më afatizoi në një kohë të caktuar, të gjithë ata do t'i lakmoj, xhahilët dhe dijetarët, të shkolluarit dhe të pashkolluarit, të larguarit nga rruga All-llahut dhe ata që janë në rrugë të All-llahut. Asnjeri prej këtyre nuk do të shpëtojë prej dorës time, por vetëm ata robër të All-llahut që janë të sinqertë dhe të pastër këta nuk mund ti lakmoj dot. Pastaj Pejgamberi (s.a.u.s.) e pyeti: - Sipas teje cili konsiderohet si njeri i sinqertë dhe i drejtë? - A nuk e din? O Muhamed ai njeri i cilii dashuron dinarin dhe dirhemin e tij, ai tek All-llahu nuk mund të jetë i sinqertë dhe i pastër. Kur shoh një njeri që nuk e don dinarin dhe dirhemin e tij si dhe nuk lavdërohet kuptoj se ky njeri është i sinqertë dhe i pastër e lë atë dhe menjëherë largohem prej tij. Mua më së shumti më respekton ai i cili e don pasurinë e vet dhe ai që lavdërohet. A nuk e din sa mëkat të madh bën ai i cili dashurohet në pasuri? A nuk e din o Muhamed dashuria për pozitën është një prej mëkateve më të mëdha? Iblisi vazhdon të tregojë: O Muhamed a nuk e din? Unë kam 17 fëmijë dhe të gjithë këtyre i kam caktuar vendet dhe me secilin fëmijë gjenden dhe 17 shejtanë të tjerë. Një pjesë ua kam dërguar të rinjve, një pjesë ua kam dërguar udhëheqësve, një pjesë ua kam dërguar plakave. Ne me të rinjtë nuk kemi asnjë mosmarrveshje me ta kalojmë shumë mirë fëmijët e tyre luajnë ashtu siç dëshirojnë fëmijët tanë. Një pjesë ua kam dërguar atyre që janë fetarë, kurse një pjesë atyre që janë të devotshëm. Këta hyjnë ndërmjet tyre dhe ua ngatërrojnë gjendjen që kanë dhe vazhdimisht i shëtisim sa andej-këtej. Kështu që fillon një gjendje që ata e qortojnë njeri-tjetrin pa ndonjë shkak dhe kështu unë ia marr sinqeritetin që kanë dhe kur të bëjnë ibadet të mos kenë kurrfarë ndjenje, dhe këtë ata nuk janë në gjendje ta kuptojnë. Pastaj iblisi tregon jë ngjarje me një prift të krishterë se si e kishte mashtruar. A nuk e di o Muhamed se prifti Borsis Jorjet shumë e adhuroi All-llahun me një sinqeritet të madh dhe aq ishte thelluar në ibadet dhe ishte larguar prej harameve saqë lutja e tij ndikonte edhe tek i sëmuri. Unë iu vura mbrapa dhe aspak nuk e lëshova....Ai bëri zina .... U bë katil .... Në fund bëri edhe kufër. Ky është ai njeri për të cilin Allahu në Kur'an thotë në suren Hashër në ajetin 16: "Ata (hipokritët) janë shembuj si djalli kur i thotë njeriut: Unë tërhiqem prej teje, unë i frikësohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!" A nuk e din o Muhamed gënjeshtra vjen prej meje dhe unë jam i pari që kam gënjyer. Çdo njeri që gënjen ai është miku im. Çdo njeri që bën të rrejshme është i dashuri im. A nuk e din o Muhamed se unë jam betuar rrejshëm dhe e kam mashtruar Ademin dhe Hauanë? "(Iblisi) tha: Për shkak se unë do të ulem atyre (do t'ju zë pusi) në rrugën tënde të drejtë." (Kur'an 7:16). Këtë e bëj se rrena është kënaqësia ime. Bartja e fjalës është gëzimi dhe fryti im, çdo njeri që betohet në shkurorzimin duhet t'i frikësohet mëkateve. Çdo njeri i cili shkurorzohet prej asaj, gruaja e vet i bëhet haram derisa të mos pastrohet nga ky mëkat, përndryshe nëse vazhdohet jeta bashkëshortore në këtë gjendje (pa u pastruar nga ky mëkat) fëmijët që lindin nga ky çift deri në ditën e gjykimit do të futen në xhehen-nem sepse fëmijët llogariten si fëmijë jashtë bashkëshortësisë. O Muhamed të të tregoj se si njeriu e lë apo e vonon namazin? Çdo herë ai i cili ngrihet të falë namaz atë e fus në vesvese dhe i them: Mos u ngut se ke akoma kohë, je i zënë tani shiko punën tënde, lëre për më vonë dhe kështu e fal namazin jashtë kohës së vet dhe për këtë arsye namazi i tij përplaset në fytyrë. Nëse nuk më dëgjon atëherë atij i dërgoj një njeri prej shejtanëve i cili e vonon atë prej namazit. Por, nëse edhe këtë rradhë nuk më dëgjon atëherë mundohem që gjatë namazit ta pengoj, kështu duke qëndruar në namaz i them: Shiko djathtas, shiko majtas. Nëse më dëgjon atëherë unë e përkëdhel në fytyrë dhe e puth atë në ballë dhe i them: Bëre një punë të shëmtuar dhe kështu ia prish moralin. Dhe ti e din o Muhamed se një njeri i cili gjatë namazit lëviz shpesh kokën, All-llahu (xh.sh.) nuk ia pranon namazin. Dhe nëse ai dhe kështu nuk më dëgjon atëherë i afrohem kur është duke u falur dhe ia shpejtoj namazin dhe kështu ai fillon të falet shpejt, si gjeli kur ha diçka. Nëse edhe kështu nuk mund t'a pengoj atëherë unë i afrohem kur të falet me xhemat dhe në kokën e tij vendos një frè dhe nga sexhdja e nga rukuja ai ngre kokën para imamit, si dhe më parë se imami të uli kkokën në sexhde e ruku. Kështu All-llahu (xh.sh.) në ditën e Kijametit kokën e tij do t'a shndërrojë në një kokë gomari. Nëse ndonjëri këtu më mund atëherë gjatë namazit e urdhëroj të kërcasë gishtat kështu ai numërohet nga ata që më kanë përmendur mua. Për këtë punë mundohem vetëm në namaz nëse mund t'ia arrij, por nëse edhe këtu nuk mund të arrij sukses unë përsëri i afrohem atij kur është duke qendruar në namaz. Unë i fryj në hundë, e kur i fryj atij në hundë ai fillon të hapë gojën, atëherë në gojë i hyn një shejtan i vogël dhe te ai rritet problemi i dyn'jallikut dhe kështu do të rritet ky njeri, do të na respektojë, fjalët tona do t'i dëgjojë. Me ç'farë do ta freskosh um-metin tënd o Muhamed? Unë atyre do t'i përgatis gjithfarë kurthesh. Unë do të shkojë tek të varfërit dhe tek ata që nuk mund të gjejnë rrugëdalje e do t'i urdhëroj të lënë namazin. Ju them: Namazi nuk është për ju, por për ata që All-llahu u ka dhënë pasuri. Pastaj do të shkoj dhe tek të sëmurit duke i thënë: Lëre faljen e namazit, -do t'ju them se All-llahu (xh.sh.) për ju thotëË "Nuk ka vështirësi për të sëmurin", kur të shërohesh të falesh namazin dhe ai kështu e lë namazin bile ai mund të bjeri dhe në kufër. Nëse ai me këtë sëmundje e len namazin, në Ditën e Gjykimit do ta gjejë All-llahun të hidhëruar ndaj tij. Më pastaj ai tha kështu: O Muhamed nëse në fjalët e mija kam shtuar diçka tepër akrepi le të më helmojë dhe nëse diçka të kam gënjyer kërko nga All-llahu të më bëjë pluhur. Iblisi vazhdoi dhe tha: O Muhamed si mund të ndjesh kënaqësi ndaj um-metit tënd kur unë njerin prej tyre kam për ta nxjerrë nga feja.
Hacker_Neg Admin
Numri i postimeve : 166 Age : 40 Registration date : 16/12/2008
Titulli: Re: Hilet e shejtanit Sun Jan 25, 2009 8:05 pm
Pas këtij dialogu Pejgamberi (s.a.u.s.) ja bëri disa pyetje të shkurtra. 1. O i mallkuar cilin ke shok me të cilin rrin? Ai që ha kamatën. 2. Cilin ke mik? Ai që bën zina. 3. Cilin ke shok për fjetje? Pijanecin. 4. Cilin ke musafirin tënd? Frikacakun. 5. Cilët i ke të dërguar? Ata që merren me magji. 6. Kush është drita e syrit tënd Me nda burrin nga gruaja. 7. Cilin e ke të dashur? Atë që lë namazin e xhumasë. 8. O i mallkuar ç'farë e thyen zemrën tënde? Tronditjet e patkojve të kalit, që kalërojnë në luftë, në rrugë të All-llahut. 9. Ç'farë e shkrin trupin tënd? Ata që e lusin All-llahun natë e ditë për t'ju falur gabimet. 10.Po ç'ka është ajo që ta rrudh fytyrën? Ata që japin lëmoshë fshehurazi. 11.Ç'ka është ajo që t'i verbon sytë? Namazi i natës. 12.Ç'ka është ajo që ta ul kokën? Të falurit e shpeshtë me xhemat. 13.Sipas mendimit tënd cili është njeriu më i lumtur? Ata të cilët nuk e lenë namazin pas dore. 14.Sipas mendimit tënd cili është frikacaku më i madh? Kopraci 15.Ç'ka është ajo që të pengon në punë? Tubimet e dijetarëve. 16.Po si udhëhiqesh? Me majat e gishtave të dorës së majtë? 17.Kur të fryjë era "Sami" që që është helmuese dhe mbytëse e kur të kaplon vapa atherë ku i strehon fëmijët e tu? Nën thonjtë e njerëzve. 18.Ç'ka ke kërkuar për krijesat? Kam kërkuar 10 gjëra: a. Prej All-llahut kërkova që të më bëjë ortak në pasuri me bijtë e Ademit dhe në bijtë e bijve të tyre. Kjo dëshirë mu plotësua duke mu thënë: "Dhe me atë alarmin e zërit tënd mashtroi ata që mundesh prej tyre, me kalorës e këmbësorë ti thirri ata, përzihu me ta në pasuri dhe fëmijë dhe premtoju atyre. Por shejtani nuk u premton tjetër veçse mashtrim." (Kur'an 17:64). Ky ajet bën fjalë edhe për kafshët që theren jo në emër të All-llahut, në mishin e saj marr pjesë edhe unë, si dhe në ushqimin ku është përzier kamata i cili është haram, dhe unë prej atij ushqimi ushqehem. Pastaj bëhem ortak dhe në pasuri e cila nuk është mbështetur në kërkesën që ta mbrojë All-llahu (xh.sh.). edhe në mardhëniet intime bashkëshortore kur nuk kërkohet mbrojtja e All-llahut unë i bashkangjitem aktit seksual tek gruaja e tij dhe fëmija që lind prej tyre do të na respektojë dhe do të dëgjojë fjalët tona. Gjithashtu një njeri që hyp në kafshë për të udhëtuar në rrugë të All-llahut dhe nuk kërkon ndihmë prej tij unë do të jem bashkëudhëtar i tij. b. Prej All-llahut dëshirova që të kem shtëpi, kërkesën time ma plotësoi duke më mundësuar që si shtëpi të shfrytëzojë banjot. c. Dëshirova të kem një xhami (vend për tu falut), më caktoi vendin aty ku bëhet pazari. d. Dëshirova të kem një libër për lexim, mu dha një libër poezish për të lexuar. e. Dëshirova pasaj të më jepej një ezan, mu dhanë muzikantët. f. Dëshirova një shok për të fjetur, mu dhanë pijanecët. g. Dëshirova ndihmës, për ndihmës mu dhanë ata të cilët ndahen nga rruga e All-llahut dhe të cilët formojnë grupacione. h. Dëshitova të kem vëllezër, mu dhanë të gjithë ata që pasurinë e tyre e shpenzojnë në rrugë të gabuar. i. O Muhamed, pastaj prej All-llahut dëshirova që bijtë e Ademit mos të kenë mundësi të më shohin, kurse unë t'i shoh dhe kjo dëshirë mu plotësua. j. Dëshirova që të më mundësohet që të eci në enët e gjakut të njeriut dhe kjo mu potësua. Kështu unë mund të depërtoj ndërmjet tyre, të shëtis ashtu siç dua unë. Të gjitha këto mu plotësuan dhe mu tha: "Të githa këto ty tu dhanë". Dhe unë me këtë gjendje që kam lavdërohem dhe po të them se më shumë janë që vijnë me mua sesa ata që vijnë me ty. Kështu që deri në Ditën e Kijametit shumica e njerëzve do të jenë me mua. Pas këtyre fjalëve Iblisi shtoi: E kam një fëmijë që e ka emrin Ateme, ky shkon tek ai njeri i cili fle pa falur namazin e jacisë dhe ja lëshon urinën në veshin e tij. Sikur të mos ishte kështu pa dyshim të githë njerëzit nuk do të kishin mundësi të flenë pa i falur namazet në kohë. Unë kam dhe një fëmijë tjetër që e ka emrin Mutekazi, detyra e tij është t'i përhapë veprat e fshehta, p.sh.: Nëse një njeri punon një ibadet të fshehtë Mutekaziu e shtyn që vetë ky njeri ta tregojë këtë fshehtësi, në fund ja arrin qëllimit që ky ibadet i fhehtë të publikohet kështu All-llahu (xh.sh.) njeriut të tillë ia zbret sevapet 99%. Kështu nëse një vepër është vlerësuar me 100 sevape atij i zbriten 99 dhe i mbetet vetëm një, sepse siç dihet një njeri që e punon një punë të mirë fshehurazi ai ka 100 sevape. Veç këtyre unëkam dhe një fëmijë ai e ka emrin Hukaje. Detyra e këtij është që të lyejë sytë e njerëzve veçanërisht kur dijetarët flasin në mexhlise dhe kur imami e lexon hutben. Ndërsa në momentin kur u lyhen sytë ata fillojnë që t'i zërë gjumi dhe nuk janë më në gjendje të dëgjojnë fjalët e imamit, kështu që s'kanë mundësi të fitojnë sevape. Pas këtyre që tha Iblisi filloi të sqarojë: Prej cilit do vend që të ngihet ndonjë femër ulet shejtani si dhe në çdo prehër femre ulet një shejtan dhe e bën të duket e bukur për atë që e shikon, pastaj disa urdhëra i urdhërohen asaj p.sh. i thotë: "Uli pak rrobat dhe përveshi mëngët, le të duket pak ..., ajo i nështrohet ëtij urdhëri dhe fillon të ulë rrobat dhe të pëeveshë krahët dhe më pas ia shqyen (shejtani) asaj perden e turpit." Pastaj Iblisi filloi t'ia tregojë gjendjen e tij Pejgamberit (s.a.u.s.): O Muhamed unë asgjë nuk kam në duart e mia, as që mund ta shtyjë dikë në përçarje. Unë vetëm mund ta bëjë njeriun me vesvese si dhe t'ia zbukurojë gjërat, vetëm kaq. Po të kisha patur mundësi atëherë do t'i kisha zvarritur njerëzit në përçarje, dhe të gjithë ata që thonë: "Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe Muhamedi është i Dërguari i tij", dhe që falin namazin e që agjërojnë, të gjithë këta nuk do t'i kisha lënë pa i zvarritur në humbje sikur ti s'ke mundësi të udhëzosh një njeri, por ti je vetëm i Dërguar i All-llahut që shpalljen e All-llahut t'ua shpallësh njerëzve. Po të ishte udhëzimi në duart e tua me siguri nuk do të kishe lënë asnjë pabesimtar në sipërfaqen e tokës, ti je një argument prej All-llahut tek njerëzit e unë jam shkak për exhelin që shkruhet për njerëzit, lloj-lloj belaje dhe mposhtjeje. Njeriu i lmtur lumturinë e filon që në mitrën e nënës dhe ai që është mëkatar fillimin e ka që në mitrën e nënës së vet. All-llahu është Krijues për ata të lumturit dhe për ata që janë mëkararë. Pastaj Pejgamberi (s.a.u.s.) lexoi këto ajete. "Sikur të dëshironte Zoti yt do t'i bënte njerëzit të një feje. (Ai e din pse) Ata vazhdimisht janë në kundërshtime mes veti. Përveç atij që mëshiroi Zoti yt po për këtë edhe i Krijoi ata. Dhe u plotësua fjala e Zotit tënd: Gjithësesi do ta mbush xhehen-nemin me xhin-nët dhe njerëzit së bashku." (Kur'an 11:118-119). "Pejgamberit nuk i përket asnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të. Ky ishte ligji i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhëri i All-llahut është vendim i kryer." (Kur'an Pastaj Pejgamberi (s.a.u.s.) i tha Iblisit: "O Eba Murre a thua nuk ke mundësi që të pendohesh e të kthehesh në rrugën e All-llahut? Të jap besën dhe ë bëhem garant se do të hysh në xhen-net! Në këtë Iblisi tha: "O i Derguari i All-llahu detyra e dhënë sipas urdhërit është kryer e tëra, ajo që është shkruajtur me pendë e laps, ka marrë fund. Ngjarjet e punët e caktuara deri në Kijamet me siguri do të kryhen ashtu siç janë paraprirë. Ty All-llahu të ngriti, të bëri prijës në mësimine pejgamberëve të bëri mësues të xhen-netit dhe të zgjodhi njeriun më të mirë prej popullit, ndërsa mua më bëri prijës të punëve të këqia dhe mësues të xhehen-nemit. Pastaj Iblisi i plotësoi fjalët e veta duke thënë: "Këto janë fjalët e mija të fundit dhe të gjitha këto që fola janë të vërteta." [/size]